Java 7: Dinamo-Kukësi dhe Klasikja e Shqipërisë, Superiorja “flakë” sërish

Abissnet Superiore rikthehet të premten, pas derbit të kryeqytetit që u luajt mbrëmë dhe nxori fituese Tiranën përballë Partizanit. Sërish skenën e merr “Air Albania”, ku në fushë në mbrëmje, prej orës 19:45, do të zbresë Dinamo, që pret Kukësin.

Një ndeshje për t’u parë, sikurse edhe ato të së shtunës dhe të dielës. Këtë fundjavë rikthehet edhe klasikja e Shqipërisë, në “Loro Boriçi”. Vllaznia-Tirana luhet në orën 16:45, ndërsa më parë, në 13:45, Laçi pret Skënderbeun dhe synon të vazhdojë me fitoret me Mirel Josën në stol.

Të dielën fillimisht luhet Teuta-Kastrioti, me kampionët në fuqi të dënuar për të marrë pikët e plota. Takimi i fundit i javës është Partizani-Egnatia dhe nëse “demat” nuk fitojnë as këtë herë, atëherë situata do të rëndohej edhe më tepër.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 7

E premte, më 29 tetor
Ora 19:45 | Dinamo-Kukësi

E shtunë, më 30 tetor
Ora 13:45 | Laçi-Skënderbeu
Ora 16:45 | Vllaznia-Tirana

E diel, më 31 tetor
Ora 13:45 | Teuta-Kastrioti
Ora 16:45 | Partizani-Egnatia

/ oversport.tv