Java 8: Derbi dhe Skënderbeu-Kukësi sot, rikthehet Abissnet Superiore

Dinamo e fitoi derbin e Kupës së Shqipërisë me Tiranën dhe sot luan po ndaj bardhebluve. Abissnet Superiore rikthehet  me dy ndeshje dhe në mbrëmje, prej orës 19:45, Tirana këtë herë është pritëse ndaj Dinamos.

Kjo nuk është ndeshja e parë e javës së tetë të kampionatit, pasi në Korçë është programuar në orën 16:45 dueli mes Skënderbeut, që kërkon fitoren e parë në kampionat, dhe Kukësit të vendit të dytë.

E diela sjell dy ndeshje në mesditë. Prej orës 13:45 Kastrioti dhe Laçi presin skuadra si Partizani e Teuta në shtëpitë e tyre dhe këto duele pritet të jenë mjaft të forta, nisur nga nevoja për pikë që kanë këto ekipe.

Java e tetë e Abissnet Superiore mbyllet në Rrogozhinë, aty ku Vllaznia do kërkojë të bëjë një ndeshje ndryshe dhe të marrë tre pikët ndaj Egnatias vendase që ka të njëjtin objektiv. Edhe kjo ndeshje nis prej orës 13:45.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 8

E shtunë, më 6 nëntor
Ora 16:45 | Skënderbeu-Kukësi
Ora 19:45 | Tirana-Dinamo

E diel, më 7 nëntor
Ora 13:45 | Kastrioti-Partizani
Ora 13:45 | Laçi-Teuta

E hënë, më 8 nëntor
Ora 13:45 | Egnatia-Vllaznia

/ oversport.tv