Java e 18-të e Serie A mbyllet me fitoren e Empolit, sfidë dramatike ndaj Sampdorias

Mbyllet me fitoren minimale të Empolit java e 18-të e Serie A, pasi të besuarit e Zanettit mposhtën me rezultatin 1-0 Sampdorian. Goli i Tyronne Ebuehi vendosi fatin e këtij takimi, pasi mbrojtësi realizoi në fillimin e pjesës së dytë.

Në pjesën e parë është Sampodria që ka shanset më të pastra për të shënuar. Fillimisht është Viera që shpërdoron një shans të artë pas një gabimi të Vicarios. Më pas Empolit i vjen në ndihmë edhe tranversa e cila i mohon golin Leris. Nga ana tjetër për Empolin shpërdoron Satriano që nuk devijon dot në rrjetë një pasim mjaft të mirë nga Bandinelli.

Me rrjeta të paprekura mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën Empoli gjen golin pas 10 minutash lojë. Është Ebuehi ai që çon topin në rrjetë duke fiskuar shifrat në 1-0.

Sfida bëhet dramatike në frymën e fundit pasi Omar Colley realizon një gol që vendos gjithçka në baraspeshë. Megjithatë, gjyqtari pas konsultimit me sistemin VAR e anulon për një prekje të topit me dorë duke lënë rezultatin në 1-0.

Në këto shifrat mbyllet edhe takimi, me Empolin që ngjitet në kuotën e 22 pikëve dhe shkon në vendin e 12-të, ndërsa Sampdoria qëndron në kuotën e 9 pikëve. /oversport.tv

Foto: Empoli Football Club Official, Twitter