Java e dytë e Serie A/ Ndalen Milan e Juve, tre ekipe me pikë të plota

Ka përfunduar edhe java e dytë e Serie A të cilën kishit mundësi ta ndiqnit live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Janë ndalur në javën e dytë kampionët në fuqi të Milanit dhe një prej pretendetëve kryesorë për këtë sezon Juventusi.

Kuqezinjtë kanë barazuar në supersfidën e kësaj jave përballë Atalantës në Bergamo, ndërsa të besuarit e Allegrit zhgënjyen ndaj Sampdorias. Një ndeshje e dobët nga ana e bardhezinjve që përveç rezultatit nuk bindës as me lojë.

Pikë të plota në dy javët e para kanë arritur të grumbullojnë vetëm tre ekipe, Napoli, Interi dhe Roma. Ekipi i Spallettit është ai që duket më në formë në këtë start sezoni pasi kanë bindur edhe në përballjen e dytë sezonale, pasi kanë mposhtur 4-0 Monzën.

Zikaltrit e Inzaghit fituan përballë Spezias, ndërsa Roma ia doli të fitonte edhe pse humbi dy lojtarë shumë të rëndësishëm si Ëijnaldum dhe Zaniolo. Janë ndalur në barazim edhe Lazio e Fiorentina respektivisht përballë Torinos dhe Empolit.

Ekipet debutuese në këtë sezon ende nuk kanë grumbulluar dot pikët e para dhe janë të vetmet ekipe me 0 pikë pas dy javësh. /oversport.tv