Java e 7-të e kampionatit italian të futbollit do të startojë nesër me takimin Cagliari-Venezia në orën 20.45. Të gjithë të apasionuarit e Serie A dhe jo vetëm mund ta ndjekin këtë ndeshje në kanalin Oversport 1.
Salernitana-Genoa në orën 15.00 do të çelë transmetimet e Serie A në Oversport 1, të shtunën e 2 tetorit. E shtuna në Oversport është e mbushur me spektakël, pasi në orën 18.00 luhet derbi i Torinos, një sfidë plot rivalitet, ndërsa në mbremje në 20.45 luhet sfida Sassuolo-Inter.
Me sfidën Bologna-Lazio në orën 12.30 starton e diela sportive në Oversport, ndërsa në orën 15.00 luhen ndeshjet Verona-Spezia dhe Sampdoria-Udinese.
Kryesuesit e Napolit luajnë në transfertë në Firenze në orën 18.00, ndërsa Roma sfidon Empolin në “Olimpiko” në po të njëjtën orë.
Atalanta-Milan është kryendeshja e ditës së dielë, të cilën mund ta shijoni në Oversport 1 në orën 20.45.
Të gjitha takimet e javës së 7-të të Serie A, intervista direkte nga fusha dhe plot surpriza të tjera mund ti ndiqni vetëm në kanalet Oversport.