Javier Tebas po e tepron: Iku Leo Messi nga LaLiga? Kemi të rinj si Vinicius

Javier Tebas, presidenti i LaLiga, ka bërë së fundmi një koment për largimin e Leo Messit nga Barcelona dhe kampionati spanjoll.

LaLiga humbet shumë në sytë e sportdashëve, por kreu i ligës në Spanjë nuk e shikon si fundin e botës.

Në të shkuarën janë larguar edhe emra si Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Tebas i shikon gjërat me sy tjetër dhe është optimist.

“Cristiano dhe Neymar u larguan dhe dukej si të kishte ndodhur një katastrofë, siç do të ndodhë edhe me Messin. Unë nuk shqetësohem për asgjë. Ne kemi lojtarë të rinj si Vinicius”, ka thënë Tebas.

Messi u largua drejt PSG me parametra zero, pasi Barcelona nuk mundi të nënshkruante me të për shkak të problemeve financiare që kishte dhe ka ende. / oversport.tv