Jerome Boateng tek Lioni për dy sezonet e ardhshme

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Lion njofton se Jerome Boateng do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2023.

Mbrojtësi gjerman ishte një lojtar I lirë që nga 1 Korriku dhe tashmë pas 10 viteve të kaluar tek Bayern Munich, kampioni i Botës në 2014-n dhe 2 herë fituesi i Champions League do të luajë për francezët për dy sezonet e ardhshme.

Mbrojtësi gjerman ka një karrierë të pasur me afërsisht 600 ndeshje të luajtura në nivele të larta. Ai ishtë një nga shtyllat e prapavijës së kombëtares gjermane dhe Bayern Munich për më shumë se një dekadë.