Jetmir Topalli shpëton nga humbja Istanbulspor, edhe Ethemi titullar

Istanbulspor AS nuk ia ka dalë të fitojë në shtëpi kundër skuadrës së Keciorengucu, madje e pa veten në disavantazh pas gjysmë ore lojë.

Në fundin e pjesës së parë gjithsesi ia doli të barazonte dhe ishte sulmuesi shqiptar, Jetmir Topalli, ai që shënoi dhe vendosi baraspeshën. Për ish-lojtarin e Ballkanit ky ishte goli i gjashtë sezonal në kampionat.

Titullar ishte edhe Valon Ethemi në duelin e sotëm, kurse në minutën e 70-të u aktivizua edhe Eduart Rroca. Kristal Abazaj ndërkohë vazhdon të mungojë për shkak të dëmtimi në gju. / oversport.tv

Foto: Istanbulspor A.S.  Twitter