Jo vetëm afrime, Kukësi mbyll bashkëpunimin me mbrojtësin

Pas zyrtarizimit të dy blerjeve në repartin e sulmit, tashmë është radha e largimeve te skuadra e Kukësit.

Klubi verilindor njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Rimal Haxhiu. Mbrojtësi ishte në huazim nga Apolonia dhe dy klubet kanë vendosur të mbyllin huazimin.

“FK Kukësi njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Rimal Haxhiu. Mbrojtësi 23 vjeçar erdhi në formë huazimi nga klubi i Apolonisë, teksa palët kanë rënë dakord për të mbyllur huazimin.

Klubi i Kukësit e falënderon Haxhiun për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor. /Oversport.tv