Jo vetëm afrime, Partizani zyrtarizon dy largime nga skuadra

Milan Mirosavljev dhe Aleksandar Damçevski janë larguar zyrtarisht nga skuadra e Partizanit. Klubi kryeqytetas ka njoftuar në faqen e vet zyrtare se ka ndërprerë bashkëpunimin me këta futbollistë.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Aleksandar Damçevskin dhe Milan Mirosavljev. Të dy lojtarët kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën me klubin”, shkruhet në njoftim.

Sulmuesi serb dhe mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut duket se nuk kanë gjetur hapësirat e nevojshme në skuadër dhe kanë zgjedhur të largohen. / Oversport.tv