Jo vetëm Broja e Bajrami, rrugën e rrjetës e gjen edhe Armando Sadiku

Armando Sadiku ka shënuar sërish në Kupën e Mbretit në Spanjë, por skuadra e tij Las Palmas është mposhtur nga Real Valladolid dhe është eliminuar.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk fali pasi një topi të marrë pas shpinës së mbrojtjes kundërshtare dhe i vetëm me portierin e dërgoi topin në rrjetë.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Las Palmas kaloi në avantazh rreth minutës së 20-të, ndërsa më pas Valladolid shënoi tre herë dhe fitoi 3-1 për të kaluar në raundin tjetër.

Sadiku nuk ishte i vetmi që realizoi gol sot. Në Kupën e Italisë gjeti rrugën e rrjetës Nedim Bajrami me fanellën e Empoli, ndërsa në Premier League realizoi Armando Broja. / oversport.tv