Jo vetëm Brozovic, Al Nassr kërkon nga Interi edhe portierin… e tretë

Merkato në kohën e Arabisë Saudite. Kështu mund të konsiderohet ky sesion i tregut të transferimeve në, me ofertat e çmendura që po vijnë nga Arabia. Në fokus janë yjet e futbollit europian, por nuk bëjnë përjashtim edhe emra që nuk kanë rëndësi parësore.

Al Nassr po negocion me Interit për të marrë shërbimet e Marcelo Brozovic, por mesfushori kroat nuk është i vetmi. Klubi ku aktivizohet Cristiano Ronaldo, kërkon gjithashtu edhe portierin e tretë të Interit, Alex Cordaz.

Sipas asaj që raportohet nga mediat franceze, Cordaz shihet si një afrim i mirë për të zhvilluar skuadrat e moshave të Al Nassr. Ai mund të bëhet trajneri i portierëve të ekipeve të të rinjve, për të përmirësuar edhe standardin e stërvitjes në Arabi. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook