Jo vetëm Chelsea pas Dumfries, për holandezin interesohet një tjetër klub anglez

Përveç Romelu Lukakut, Chelsea dhe Inter po diskutojnë gjithashtu edhe për të ardhmen e Denzel Dumfries. Londindezët dëshirojnë të bëjnë pjesë të marrëveshjes mbrojtësin holandez, por Interi është treguar i qartë se nëse do të negociohet për të, nuk do të përfshihet në bisedimet për Lukakun.

Nga ana tjetër, sipas asaj që raporton Tuttosport, në garë për Dumfires është futur edhe një tjetër klub anglez. Bëhet fjalë për Manchester United i cili në stol ka një trajner holandez si Erik Ten Hag.

Ky i fundit dëshiron të ketë në ekip Dumfries dhe i ka kërkuar klubit të nisin negociatat për afrimin e tij. Gjithashtu “Djajtë e Kuq” dëshirojnë të afrojnë nga Interi edhe Stefan de Vrij. /oversport.tv