Jo vetëm Correa dhe Gonzalez, te Argjentina mund të humbasë botërorin edhe Dybala

Largimi për shkak dëmtimesh i Joaquin Correa dhe Nico Gonzalez nga grumbullimi i Kombëtares argjentinase mund të mos jenë të vetmet në ditët e fundit përpara Kupës së Botës. Në vendin e dy sulmuesve të dëmtuar janë thirrur Thiago Almada dhe Angel Correa, por në organikë ka edhe lojtarë të tjerë që rrezikojnë.

Një prej tyre është edhe Paulo Dybala i cili nuk ka dhënë sinjale të mira në grumbullimin e Argjentinës. Vetë trajneri Lionel Scaloni ka thënë se nuk përjashtohen surpriza deri në ditën përpara debutimit të Argjentinës në Kupën e Botës dhe mediat vendase shohin si të rrezikuarin e parë “La Joyan”.

Sulmuesi i Romës nuk e ka marrë ende veten totalisht nga dëmtimi që e mbajti jashtë muajit nëntor dhe për rrjedhojë në rast se nuk bind trajnerin mund të largohet nga grumbullimi. Të tjerë të rrezikuar janë gjithashtu edhe Papu Gomez e Marcus Acuna. /oversport.tv