Jo vetëm Criscito, një tjetër rast me Covid te Genoa

Jo vetëm Domenico Criscito, rastet me Covid-19 kanë filluar të jenë në  rritje te Genoa. I fundit që është infektuar me virus është trajneri i ekipit Andriy Shevchenko.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate në faqen e saj zyrtare. Në të thuhej se bashkë me kapitenin e ekipit, Criscito edhe trajneri ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit i’u nënshtrua testit, por të gjithë rezultuan negativ. Si pasojë, stërvitja e sotme u drejtua nga ndihmësi i ukrainasit, Mauro Tassotti. /oversport.tv