Interi ka filluar fushatën e rinovimeve dhe pas Matteo Darmian radha është për një tjetër lojtar. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin turk Hakan Calhanoglu. Kontrata e këtij të fundit skadon në vitin 2024 dhe zikaltrit kanë gati ofertën e re për ta mbajtur në skuadër për një kohë më të gjatë.
Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Interit kanë caktuar edhe datën se kur do të takohen palët për të propozuar zyrtarisht ofertën e re. Prestigjiozja italiane tregon se për Calhanoglu dhe agjentët e tij ka ardhur një ftesë zyrtare pas sfidës së Champions League ndaj Portos për të diskutuar rinovimin.
Sa i përket ofertës së re, Interi po planifikon t’i vendosë në dispozicion një kontratë e cila do të skadojë në vitin 2026. Gjithashtu për mesfushorin turk do të ketë edhe një përmirësim të rrogës krahasuar me 5 milionë euro neto që merr aktualisht në sezon. /oversport.tv