Jo vetëm Dybala, Marotta po tenton edhe një tjetër lojtar nga Juventusi

Jo vetëm Dybalan. Beppe Marotta po tenton t’i rrëmbejë edhe një tjetër lojtar Juventusit me parametër zero. Bëhet fjalë për Federico Bernardeschi që është po ashtu në skadencë kontrate me “Zonjën e Vjetër”.

Të paktën kështu raporton Corriere dello Sport që e ka nxjerrë këtë konkluzion nga vetë fjalët e Beppe Marottas. “Dybala nuk është i vetmi lojtar që i skadon kontrata te Juventusi”, tha drejtori i Interit gjatë një interviste çka hodhi edhe më shumë hije dyshimi për këtë hipotezë.

Pikërisht, nga këto fjalë, prestigjiozja italiane thotë se Marotta i referohej pikërisht Federico Bernardeschi. Lidhur kjo edhe me filozofinë e Interit që aktualisht po përpiqet të afrojë sa më shumë futbollistë italianë në skuadër. Megjithatë, gjithçka do të zbulohet vetëm në muajt në vijim. /oversport.tv