Jo vetëm Fabian Ruiz, tjetër i infektuar me Covid-19 te Napoli

Një tjetër i infektuar me Covid-19 te Napoli. Pas Fabian Ruiz që bëri testin në Spanjë dhe është i izoluar në shtëpi, tani e pëson një tjetër.

Klubi i Serie A ka njoftuar se Hirving Lozano ka bërë tamponin në Meksikë dhe ka rezultuar i infektuar me Covid-19.

Lozano i ka bërë të dy dozat e vaksinës kundër virusit, ndërkohë që Napoli bën me dije se nuk ka asnjë simptomë dhe është izoluar në shtëpi. / oversport.tv