Jo vetëm Fulham pas Thomas Strakoshës, portieri shqiptar kërkohet edhe nga Chelsea

Jo vetëm Fulham, pas Thomas Strakoshës është edhe një tjetër klub anglez. Këtë herë bëhet fjalë për gjigantin e Premier League, Chelsea.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, “Blutë e Londrës” kërkojnë që të afrojnë portierin e kombëtares shqiptare. Chelsea është i interesuar që të marrë shërbimet e Strakoshës vetëm në rast se largohet nga ekipi portieri i dytë, Kepa.

Ndërkohë që mediat në Angli flasin se Thomas Strakosha nga arritur një marrëveshje me Fulhamin. Megjithatë, ndërhyrja e Chelsea mund të ndryshojë gjithçka, pavarësisht se te Fulham, Strakosha do të kishte vendim e titullarit të garantuar. /oversport.tv