Jo vetëm humbja, për Allegrin ka edhe dy lajme të këqija pas Atalantës

Humbja e Juventusit nga Atalanta nuk është lajmi i vetmi keq që Massimiliano Allegri ka marrë nga kjo sfidë. Përveç tre pikëve të humbura, ai pa edhe dy lojtarë të linin fushën e lojës për shkak dëmtimi.

Kështu, sulmuesi Federico Chiesa nuk doli nga dhomat e zhveshjes dhe u zëvendësua nga Bernandeschi. Ai pësoi një lëndim në këmbën e majtë çka e detyroi të qëndronte me stafin mjekësor.

I dyti ishte mesfushori, Weston McKennie. Amerikani doli nga fusha e lojës në minutën  64 duke çaluar dhe u zëvendësua nga Moise Kean. Megjithatë, shkalla e dëmtimit për të dy lojtarët ende nuk dihet dhe po priten ditët e ardhshme për më shumë qartësi. /oversport.tv