Jo vetëm Juventusi për Martial, rivali i Real Madrid futet në garë

Anthony Martial kërkon një eksperiencë të re larg Manchester United, pasi hapësirat i kanë munguar së fundmi.

Sulmuesi e ka thënë hapur diçka të tillë dhe një nga klubet e interesuar për shërbimet e francezit është Juventusi në Serie A.

Sipas AS në Spanjë, Sevilla e ka seriozisht dhe po tenton ta afrojë në skuadër Martial.

Klubi nga Andaluzia po tenton të rivalizojë me Real Madrid për titullin kampion dhe afrimi i sulmuesit do të ishte një lëvizje e goditur. / oversport.tv