Jo vetëm largime, Tirana synon dyshen që u aktivizua te Partizani sezonin e kaluar

Tirana vazhdon të jetë shumë aktive në merkato. Duket se largimet e disa lojtarëve të rëndësishëm të sezonit të kaluar, kanë detyruar drejtuesit e klubit bardheblutë që të lëvizin për të përforcuar organikën në dispozicion të teknikut Shehi.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, Sherif Kallaku dhe Albion Marku mund të jenë dy afrimet e reja tek skuadra kampione e Shqipërisë.

Drejtuesit bardheblu janë në negociata me dy lojtarët që sezonin e kaluar veshën fanellën e rivalëve të Partizanit.

Mbrojtësi Marku është një lojtar i lirë dhe është shumë pranë firmës, ndërsa është arritur marrëveshja me Kallakun, por për momentin po bëhet pengesë Lokomotiva e Zagrebit, që zotëron kartonin e mesfushorit. / Oversport.tv