Jo vetëm Lukaku, Giuntoli udhëton në Londër për të mbyllur dy marrëveshje

Juventusi do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar miqësoren e fundit të turneut me Real Madridin, por drejtori i tyre sportiv, Cristiano Giuntoli është larguar për të vazhduar punën në Europë për afrimet e reja.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Giuntoli do të udhëtojë drejt Londrës për të mbyllur dy marrëveshje. Objektivi kryesor është Romelu Lukaku, me drejtorin sportiv të bardhezinjve që dëshiron ta mbyllë përfundimisht telenovelën e sulmuesit belg.

Por Lukaku nuk është i vetmi, pasi objektivi tjetër është Timothy Castagne. Giuntoli do të zhvillojë një takim edhe me drejtuesit e Leicester për të ulur çmimin e lojtarit, pasi kërkesa prej 15 milionë eurosh nga anglezët konsiderohet e lartë. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter