Jo vetëm Mazraoui, Bayerni ka arritur marrëveshjen edhe me yllin tjetër të Ajax

Jo vetëm Noussair Mazraoui. Është edhe një tjetër lojtar që mund të lëvizë në aksin Amsterdam-Mynih këtë verë. Dhe ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm në Eredivisie.

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me yllin e Ajax, Ryan Gravenberch, mesfushorin e lindur në vitin 2002. Kampionët e gjermanisë kanë mposhtur konkurrencën e të gjitha klubeve të tjera të interesuara duke vënë në pjatë një shifër shumë të rëndësishme, konkretisht një kontratë me vlerë 4 milionë euro neto plus bonuse të ndryshme.

Gjysma e Evropës, përfshirë Juventusin, po luftojnë për të afruar Gravenberch, por Bayern tani është përpara tyre. Klubi gjerman, për të finalizuar operacionin, tani do të duhet të gjejë një marrëveshje me Ajax-in. Pavarësisht se kontrata e lojtari skadon në vitin 2023, holandezët kërkojnë të paktën 30 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook