Jo vetëm Milani, një tjetër rival historik tenton të ndërhyjë mes Interit dhe Lukakut

Edhe pse dëshiron vetëm Interin, e ardhmja e Romelu Lukakut duket si një ekuacion me shumë ndryshore. Fillimisht ishte Milani që kërkoi shërbimet e sulmuesit belg, duke tentuar të përfitojë nga mungesa e likuiditetit të zikaltërve për ta blerë menjëherë lojtarin në pronësi të Chelseat. Megjithatë, Lukaku u tregua i qartë, duke konfirmuar se dëshiron vetëm Interin.

E njëjta situatë ndodhi edhe kur arabët e Al Hilal i ofruan Chelseat 50 milionë euro për sulmuesin, ndërsa Lukakut një pagë faraonike. Edhe në këtë rast Lukaku tha jo, dëshira e tij është Interi. Ndërkohë që oferta e fundit vjen nga një tjetër rival zikaltër, këtë herë Juventusi.

“Zonja e Vjetër” kërkon të ndërhyjë në këtë negociatë dhe të përfitojë nga fakti që Interi dhe Chelsea nuk kanë arritur ende një marrëveshje. Megjithatë, mundësia që Lukaku të transferohet te Juventusi duket shumë e vështirë, pasi qëndrimi i tij nuk ndryshon për momentin ku është duke pritur Interin.

Sa i përket këtyre të fundit, i kanë ofruar Chelseat fillimisht 35 milionë euro për të blerë përfundimisht Lukakun. Oferta e parë është refuzuar, pasi “Blutë e Londrës” kërkojnë rreth 45 milionë euro, por te Interi besojnë se mund të arrijnë një të mesme të artë. Në Milano nuk janë aspak të shqetësuar për ofertën e Juventusit. /oversport.tv