Jo vetëm Milinkovic-Savic, Arabia Saudite do në ligën e tyre liderin e Lazios

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic u transferua mbrëmjen e djeshme tek skuadra e Arabisë Saudite, Al-Hilal. Në kontratën e tij 3-vjeçare me skuadrën arabe, lojtari serb do të përfitojë në sezon një shumë marramendëse prej 20 milionë euro.

Por duket se nuk është vetëm 28-vjeçari që do të lërë pas një aventurë të gjatë te Lazio. Nga Arabia Saudite kanë tunduar tashmë dhe Ciro Immobilen me një ofertë të bujshme.

Siç raporton “Sportmediaset”, klubi arab Turki Alghamdi i ka bërë një ofertë sulmuesit italian një kontratë 3-vjeçare me një pagë vjetore prej 15 milionë euro në sezon dhe 5 milionë euro bonuse për nënshkrimin. /oversport.tv

Foto: S.S.Lazio, Twitter