Jo më kot ai është trajneri më i paguar në Botë. Diego Simeone përveç sukseseve në fushën e lojës (2 kampionate, 2 Europa League, një kupë Mbreti, një Superkupë Spanje dhe 2 Superkupa Europe) ka sjellë edhe shumë suksese ekonomike tek skuadra e Atleticos së Madridit.
Të shumtë janë yjet që pasi kanë shkëlqyer në “Wanda Metropolitana” janë larguar për shifra të majme tek klubet e tjera Europiane. Falcao, Diego Costa, Lucas Hernandez apo Jackson Martinez janë vetëm disa nga transferimet e bujshme të madrilenëve.
Tekniku argjentinas është trajneri që ka gjeneruar më shumë para, përmes shitjes dhe transfertave të lojtarëve në shekullin e 21-të.
Diego Simeone is the coach who has generated the most money with sales and transfers of players in the 21st century. He generated a total of €1bn.
😳😳😳
[📸 via @TMes_news] pic.twitter.com/g2qM7ZgTrD
— Atletico Universe (@atletiuniverse) September 10, 2021
Plot 1 miliard euro është shifra e gjeneruar në merkato nga argjentinasi, që ndiqet në këtë klasifikim të veçantë nga dy portugezët Jardim dhe Mourinho, që kanë xhiruar në merkato respektivisht 963 milion euro dhe 773 milion euro. Oversport.tv