Jo vetëm Partizani në fushë, dy ekipe të tjeta shqiptare kërkojnë “Play Off” e Conference League

Nuk është vetëm Partizani sot që do të kërkojë kualifikimin në “Play Off” e Conference League. Dy ekipe të tjera shqiptare, Ballkani dhe Struga do të zbresin sot në fushën e lojës.

Kampionët e Kosovës morën javën e kaluar një rezultat mjaft të mirë me shifrat 2-0 në shtëpi ndaj Lincoln Red Imps. Sot në orën 18:00, të besuarit e Ilir Dajës do të ndeshen në transfertën e Gjibraltarit, ku kualifikimi është thuajse një çështje e mbyllur.

Gjithashtu dhe kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë një sukses një javë më parë ndaj Hesperange me shifrat 3-1 në shtëpi. Sot djemtë e Shpëtim Duros udhëtojnë në Luksemburg për ndeshjen e kthimit dhe do t’i duhet të menaxhojnë rezultatin e marrë një javë më parë. /oversport.tv