Jo vetëm Partizani, në fushë zbresin sot dhe dy ekipe shqiptare në Conferene League

Përveç Partizanit që luan sot sfidën e parë ndaj Valmeiras, në fushë do të dalin dhe dy ekipe të tjera shqiptare. Struga dhe Ballkani do të zbresin sot në fushë për të luajtur ndeshjet e tyre kualifikuese për Conference League.

Në orën 17:00, kampionët e Maqedonisë së Veriut, do të luajnë takimin e parë në shtëpi ndaj Hesperange. Të besuarit e Shpëtim Duros eliminuan në raundin e dytë skuadrën e Buducnost dhe tashmë kërkojnë ta bëjnë këtë gjë ndaj Hesperange.

Ndërsa në orën 20:45, Ballkani pret në shtëpi skuadrën e Lincoln për kualifikueset e Conference League. Skuadra e Ilir Dajës shikohet si favorite sonte përballë kundërshtarëve nga Gjibraltari. /oversport.tv