Jo vetëm Pogba dhe Di Maria, Juventus synon edhe Kostic e Molina

Jo vetëm Pogba dhe Di Maria. Juventus duhet të mendojë edhe për zëvendësuesin e Giorgio Chiellinit.

Koulibaly do të ishte një arritje e madhe për “zonjën e vjetër”, por duke parë nivelin e vështirësisë për këtë operacion, Juventus mund të përdorë kartën Demiral, nëse Atalanta nuk do ta blejë përfundimisht, për të joshur De Laurentis drejt shkëmbimit.

Bardhezinjtë kanë nevojë të përforcojnë gjithashtu krahët e mbrojtjes dhe në shënjestër kanë vënë Filip Kostic nga Frankfurt, mbrojtësin e majtë kontrata e të cilit skadon pas një viti dhe nuk do ti kushtojë torinezëve më shumë se 15 milionë euro.

Për krahun e djathtë Juventus ka nisur të mendojë për Nahuel Molinan, që ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Udinesen dhe presidenti Pozzo e vlerëson mbrojtësin 25 milion euro. / Oversport.tv