Jo vetëm portierin, Manchster United kërkon t’i rrëmbejë edhe një mbrojtës Interit

E ardhmja e Federico Dimarcos mund të mos jetë tek Interi. Mediat angleze bëjnë me dije se mbrojtësi i djathtë ka përfunduar në radarët e Manchester United që është në kërkim të një përforcimi në prapavijë për sezonin e ardhshëm.

25-vjeçari zikaltër shihet nga Erik ten Hag si lojtari ideal për skemat e tij dhe i ka kërkuar drejtuesve të sigurojnë shërbimet e tij. Megjithatë, ende nuk është ndërmarr asnjë veprim zyrtar nga ana e Manchester United për t’i paraqitur një ofertë Interit.

Dimarco nuk është i vetmi lojtar që United po kërkon nga Interi, pasi Ten Hag dëshiron gjithashtu edhe Andre Onanan. Ndërkohë që sa i përket Dimarcos, ky i fundit po ndiqet me vëmendje edhe nga Real Madridi. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter