Jo vetëm Scamacca e Morata, Milani piketon dhe bomberin e Salernitanës

Reparti i sulmit në skuadrën e Milanit duket se po shkon drejt boshatisjes dhe klubi po mendon për një goditje në merkaton e verës. Emrat më të përfolur nga mediat që kuqezinjtë do të nënshkruajnë, janë Gianluca Scamacca dhe Alvaro Morata.

Së fundmi, në listën e Milanit është shtuar emri i një tjetër sulmuesi që militon në Serie A. Bëhet fjalë për bomberin e Salernitanës, Boulaye Dia që shkëlqeu me klubin sezonin e kaluar.

Ky i fundit u bë zyrtarisht lojtar i Salernitanës këtë verë duke u blerë përfundimisht nga Valencia. Megjithatë, destinacioni i sulmuesit senegalez mund të ndryshojë për në Milano.

Në 33 paraqitje me Salernitanën sezonin e kaluar në kampionatin italian, Boulaye Dia arriti të realizojë 16 gola duke u renditur i treti në klasifikimin e golashënuesve. /oversport.tv