Shqipëria u mposht një ditë më parë nga Polonia dhe ndër të tjera tërhoqi vëmendjen sjella e tifozëve, që pas goli të miqve lëshuan një “shi” me shishe plastike në fushë.
Lojtarët polakë po festonin dhe u surprizuan nga tifozët në tribunën pas porte, çka detyroi arbitrin ta ndalte ndeshjen për disa minuta dhe të paralajmëronte se do të ndërpritej nëse përsëritej e njëjta gjë.
Nga ekrani u panë vetëm shishe që fluturonin mbi kokat e lojtarëve, por nuk janë kursyer as çakmakët. Madje ka pasur edhe aventurierë që kanë gjuajtur edhe telefonin e tyre.
Që askush të mos ketë dyshime, gazetari polak Szymon Borczuch ka publikuar edhe provat me foto. / oversport.tv
Znaleziska z murawy sugerują, że finał tego wieczoru mógł być mniej przyjemny.
Skończyło się pięknie! Gratulacje dla Drużyny! #POLALB pic.twitter.com/fKB8x3oNWP— Szymon Borczuch (@SzymonBorczuch) October 12, 2021