N’Golo Kante u largua nga Chelsea për t’u transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Ittihad. Menjëherë pas këtij transferimi, mesfushori francez ka bërë një hap të madh në futboll.
Edhe pse sezonin e ardhshëm do të jetë në fushën e lojës si futbollist, Kante tashmë ka blerë një skuadër. 32-vjeçari është tashmë pronari i klubit Royal Excelsior Virton që militon në kategorinë e tretë në Belgjikë.
Ish-pronari i klubit belg Flavio Becca, ka dhënë ditën e sotme një deklaratë zyrtare duke marrë vendimin për t’ia shitur klubin Royal Excelsior Virton francezit 32-vjeçar. /oversport.tv
Foto: نادي الاتحاد السعودي, Facebook