Jo vetëm sinjale pozitive nga Guindo, Laçit i kthehet edhe golashënuesi

Saliou Guindo shënoi një tjetër gol, këtë herë në Kupën e Shqipërisë kundër Tomorit. Sulmuesi nga Mali, pasi u zhbllokua me Skënderbeun, realizoi edhe kundër Teutës në kampionat.

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, i gëzohet formës së mirë që po kalon sulmuesi, ndërkohë që ka marrë lajme të mira edhe nga infermieria.

Dejan Zarubica, shënuesi më i mirë i bardhezinjve në kampionat me katër gola, ka luajtur si titullar kundër Tomorit.

Malazezi u dëmtua në ndeshjen me Egnatian dhe humbi tre ndeshje të kampionatit. Tani ai është gati për trajnerin Josa. / oversport.tv