Jo vetëm sirena angleze, rusët tentojnë të blejnë Muriqin

West Bromwich është një nga klubet e interesuara për transferimin e Vedat Muriqit, por shanset po zvogëlohen për shkak se në garë është futur një tjetër klub.

Gianluca Di Marzio raporton se CSKA e Moskës është futur në bisedime me Lazion për ta transferuar sulmuesin e Kosovës drejt Rusisë.

Palët po flasin për të gjetur një marrëveshje dhe Lazios, që ka shpenzuar 20 milion euro për ta blerë nga Fenerbahce, i intereson që ta shesë sulmuesin.

Muriqi në Serie me fanellën bardhekaltër nuk ia ka dalë dot të bindë, duke shënuar vetëm dy gola në 48 ndeshje të zhvilluara. / oversport.tv