Jo vetëm Spartak Moscow, Gattuso opsion edhe për Rangers në Skoci?

Gennaro Gattuso është ende pa ekip, pas ndërprerjes së marrëveshjes me Fiorentinën për një kohë rekord. Trajneri italian tani lakohet si opsion për Rangers.

Rinno në të shkuarën ka luajtur për këtë skuadër në sezonin 1997/98 dhe tani mund të bëjë trajnerin, pasi Steven Gerrard u largua dhe mori përsipër drejtimin e Aston Villa.

Daily Record shkruan se burime pranë Gattuso bëjnë me dije se trajneri është i etur për t’u rikthyer në Skoci. Një tjetër opsion i lakuar për Rinno është edhe Spartak Moscow. / oversport.tv