Jo vetëm Strakosha, Hysaj në listën e lojtarëve që do të largohen nga Lazio

Jo vetëm Thomas Strakosha. Nga Lazio pritet të largohet edhe shqiptari tjetër Elseid Hysaj. Maurizio Sarri kërkon të rinovojë krahët e mbrojtjes dhe kapiteni i Shqipërisë është lojtari i përzgjedhur për t’u larguar.

Hysaj nuk ka bindur në sezonin e tij me Lazion, por ofertat në adresën e tij nuk mungojnë. Nga ana tjetër Lazio ka gjetur edhe lojtarin që do të zëvendësojë mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Samuele Birindelli e Pisas. I lindur më 1999, Birindinelli konsiderohet një mbrojtës me të ardhme dhe Tare së bashku me Lotito kanë nisur kontaktet për ta veshur me fanellën e Lazios. /oversport.tv