Jo vetëm Tirana, sot luajnë në Conference edhe tre ekipe të tjera shqiptare

Përveç Tiranës e cila do të sfidojë në Stamboll Besiktasin, sot në Conference League do të luajnë edhe tre ekipe të tjera shqiptare. Gjithçka nis me Dritën e Kosovës që në orën 19:00 do të përballet në transfertë me një skuadër të vështirë si Vicktoria Plzen. Vendasit konsiderohen favoritët kryesorë, por Drita do të provojë mrekullinë.

Më pas është radha e Dukagjinit që do të luajë në të njëjtin orar me Tiranën, pra në 20:00. Një sfidë e vështirë e pret edhe Dukagjinin që do të presë në shtëpi skuadrën kroate të Rijekës. Edhe në këtë sfidë favoritë konsiderohen kroatët.

Ekipi i tretë shqipar është Shkupi që përballet me Levski Sofia. Sfida ndaj bullgarëve do të startojë në orën 21:00, me Shkupin që është pritës dhe kërkon të dalë me nje rezultat të mirë për sfidën e kthimit. /oversport.tv