Jo vetëm tre pikët ndaj Lazios, pas fitores Interi është i detyruar të blejë Correa

Fitorja kundër Lazios nuk i dha vetë tre pikët zikaltërve të Interit. Bashkë me fitoren, erdhi edhe aktivizimi i një pike të veçantë në kontratën e blerjes së Joaquin Correa nga Interi.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, midis Interit dhe Lazios kishte një klauzolë në kontratën e argjentinasit. Interi tashmë është i detyruar ta blejë përfundimisht Correan pasi mori pikën e parë të vitin 2022.

Në kontratë thuhej se Interi është i detyruar të blejë Correan në rast se arrinte të merrte një pikë në vitin 2022. Një objektiv lehtësisht i arritshëm ky nga zikaltrit. Dhe pikërisht, pika erdhi kundër ekipit që Interi do të blejë lojtarin, Lazion. /oversport.tv