Mosha për Gianluigi Buffon duket se është vetëm një numër dhe gardianit italian nuk i bën aspak përshtypje. Legjenda e futbollit italian vijon të jetë në fushat e blerta edhe pse është në moshën 45-vjeçare.
Pasioni i tij për futbollin është aq i madh, saqë kërkon të luajë edhe për disa vite të tjera. Siç raporton “Corriere dello Sport”, Arabia Saudite dëshiron të ketë tashmë në kampionati e tyre edhe Gianluigi Buffon.
Oferta e cila është raportuar t’i jetë bërë kampionit të Botës me Italinë, kap shifrën e çmendur prej 30 milionë euro në sezon. Megjithatë, Buffon ka një kontratë me Parmën deri në vitin 2024. /oversport.tv