Joan Laporta sheh Spanjën si favorit në Botëror, nuk i kursen lëvdatat për Xavin

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta, dha një intervistë për prestigjiozen spanjolle “Marca” lidhur me Kupën e Botës. Nuk munguan dhe lëvdatat nga ky i fundit për trajnerin e blaugranave Xavi Hernandez. Barcelona dërgoi në këtë Botëror 8 lojtarë për Kombëtaren Spanjolle.

“Spanja? Më duket fantastike, është krenari për Barcelonën të shohë se si po luajnë lojtarët tanë dhe i gjithë ekipi. Luis Enrique po udhëheq një ekip dhe ka hequr një presion të madh me aktivizimin e lojtarëve të rinj. Shumë futbollistë talentë, po bëjnë botën të dashurohen me futbollin dhe shumica e tyre janë të Barcelonës. Spanja është favorite për të fituar Kupën e Botës, por ka dhe kundërshtarë të fortë si Brazili dhe Franca.” – u shpreh presidenti i Barcelonës.

Laporta përmendi dhe situatën e Barcelonës me në krye Xavi Hernandezin. “Trajneri ynë po bën shumë mirë dhe për këtë arsye jemi të parët në Ligë. Nëse tani kombëtarja po shkon mirë, kjo vjen edhe si pasojë e punës së mirë që po bëhet te Barcelona. Një pjesë e madhe e meritave i takojnë Xavit, sepse ai po i bën të gjithë këta lojtarë të luajnë për Barcelonën.” – shtoi më tej Joan Laporta. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook