Joao Felix ndez derbin e Madridit: Të tregojmë se jemi më të mirët e qytetit

Në fundjavë luhet derbi i Madridit midis Atleticos dhe Realit dhe për të ndezur më shumë gjakrat ka menduar sulmuesi portugez, Joao Felix. Ai dha një intervistë për kanalin zyrtar të LaLigas, ku ndër të tjera foli edhe për takimin që e pret të dielën.

Ai tha se kjo është një ndeshje e veçantë për të gjithë ekipin dhe do të kërkojnë të dëshmojnë se janë edhe ekipi më i mirë i qytetit. Më pas ai tha se e konsideron Atleticon si një ekip favorit për të fituar kampionatin spanjoll dhe duhet të mendojnë ndeshje pas ndeshjeje për këtë gjë.

“Është një ndeshje e veçantë, momenti më i veçantë i sezonit. Jemi nga i njëjti qytet, tifozët janë të pasionuar dhe padyshim që edhe ne. Duke dëshmuar se jemi më të mirët në Madrid, do të ishte e rëndësishme edhe për klasifikimin nëse fitojmë, si dhe do t’u japim shumë gëzim tifozëve tanë.

Ne jemi kampionë, duhet të luajmë gjithmonë për të fituar. Jemi gjithmonë mes favoritëve për kampionatin, por ne duhet të vazhdojmë të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje siç kemi bërë gjithmonë”, deklaroi talenti i Atleticos. /oversport.tv