Joao Pedro: Italia është kombëtarja më e mirë në botë, nuk e di nëse e meritoj

Mundësia që Joao Pedro të veshë fanellën e kombëtares italiane është gjithmonë në rritje. Së fundmi ka qenë vetë braziliani i Cagliarit ai që ka komentuar mbi këtë çështje. Ai tha se do t’i pëlqente vetja ta shikonte me fanellën e kaltër dhe se ajo është një stemë shumë e rëndë.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk do të më pëlqente. Kombëtarja italiane është më e madhja në botë, një fanellë shumë e rëndë.

Nuk e prisja këtë mirënjohje, as nuk e di nëse e meritoj, por është një moment i jashtëzakonshëm në jetën time. Sardenja është shtëpia ime, Italia më priti, të gjithë familjarët e mi kanë lindur këtu. Është një situatë e vështirë për t’u shpjeguar, ne nuk e dimë të ardhmen, ndoshta nuk do të ndodhë, por do të isha shumë i lumtur”.

Ndërkohë, Joao Pedro ka shënuar këtë sezon 8 gola në 13 javë dhe bëhet kështu braziliani i parë që kap këto shifra që nga viti 2004. Më parë këtë shifër e ka kapur Adriano. /oversport.tv