John Elkann: Po bashkëpunojmë me hetuesit, do mbetemi të mëdhenj

“Në hetimet që po zhvillohen, klubi po bashkëpunon me hetuesit dhe ka besim se do të hidhet dritë mbi të gjitha aspektet që po hetohen. Kam besim të plotë në punën e prokurorisë”.

Kështu e ka komentuar çështjen e bilanceve false që ka tronditur klubin bardhezi, John Elkann, president dhe administrator i deleguar i Exor.

“Jam i bindur se e ardhmja e Juventusit është po aq e rëndësishme sa e shkuara. Juventusi është një klub i madh dhe eksizitojnë të gjitha mundësitë që të qëndrojë i tillë”, ka shtuar pinjolli i familjes Agnelli.

“Juventusi ka një këshill të ri administrativ, një administrator të deleguar të ri, një drejtor sportiv të ri dhe një trajner të ri, që së bashku me zëvendës-presidentin dhe presidentin po përballen me problemet në fushë dhe jashtë saj.

Gjatë rrugëtimit të një klubi ekzistojnë edhe momentet e vështira, por e rëndësishme është që ti përballosh dhe këtë gjë po bën edhe Juventusi”, ka përfunduar CEO i Exor, që zotëron edhe klubin e Juventusit. / Oversport.tv