Jonathan Ikone zëvendësohet nga një shqiptar, Lille paguan 7 milionë €

Edon Zhegrova është transferuar në Ligue 1, te kampionët në fuqi të Lille dhe do të zëvendësojë kështu anësorin Jonathan Ikone që u shit te Fiorentina.

Zhegrova ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026 dhe Basel do të përfitojë nga shitja e sulmuesit të Kosovës 7 milion euro.

Lille është treguar mjaft e shpejtë në arritjen e marrëveshjes, pasi një ditë më parë u lakua edhe klubi i Lyon si i interesuar për Zhegroven, i cili ka qenë edhe pjesë e Genk në Belgjikë më parë. / oversport.tv