Jonuzi: E vështirë me Dinamon, fitorja me një gol diferencë do ishte kënaqësi

Mesfushori Fjoart Jonuzi u shfaq në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Thomas Brdaric në prag të ndeshjes së nesërme kundër Dinamos. Lojtari i Vllaznisë deklaroi se shkodranët do të provojnë të marrin maksimumin në dy takimet e mbetura, për t’u afruar edhe më shumë me kreun.

“Është e vërtetë që kemi pesë ndeshje me katër fitore dhe një barazim. Shihet që grupi po formohet akoma edhe më mirë dhe them se duhet të vazhdojmë me këto rezultate dhe në këto dy ndeshje që kemi këtë vit dhe uroj të marrim maksimumin.

Në çdo ndeshjen ne futemi për të marrë maksimumin, por kur ekipe si Dinamo nuk janë në moment të mirë, vijnë të motivuar për të bërë kthesën. Ka momente kur një ekip është në vështirësi, por vjen një moment që tregon dhëmbët ndaj duhet vlerësuar kjo pjesë e të hymë në fushë 100%.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Parashikoj që do jetë një ndeshje shumë e fortë dhe duhet të japim shpirtin në fushën e lojës. Edhe po të fitojmë me një gol do ishte kënaqësi. Tri pikëshi ka rëndësi dhe ajo që na kënaq së bashku me vazhdimësinë.

Është ngushtuar diferenca me katër pikë dhe duke parë ndeshjet që kanë rivalët është një distancë e rikuperueshme, por ne do të shohim veten tonë dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një, pasi vetëm në këtë mënyrë do kemi rezultat”. /Oversport.tv