Jorginho: Belgjika kurrë e lehtë! Topi i Artë? E pabesueshme, një ëndërr

Jorginho, kampion Europe me Italisë dhe londinezët e Chelsea, ka folur për mediat në prag të finales së vogël në Nations League kundër Belgjikës. Mesfushori i “Axurrëve” foli për ndeshjen, dëshirën e madhe për të fituar si dhe për shanset që ka për “Topin e Artë”.

“Është e vështirë të stërvitesh dhe të rikuperohesh për tre ditë. Gjithsesi jam mirë dhe gjithmonë dua të luaj dhe të ndihmoj ekipin. humbëm një ndeshje, por me mentalitetin tonë fitues nesër kemi një mundësi për të reaguar. Duam të fitojmë përsëri.

Nuk na intereson shumë Belgjika, ne duam të fitojmë. Në këto nivele diferencën e bëjnë detajet. Belgjika është ekip i madh, për një kohë të gjatë janë të parët në renditjen e FIFA dhe kurrë nuk është e lehtë të luash ndaj tyre. Duhet të japësh gjithçka”.

“Çdo fëmijë e ëndërron ‘Topin e Artë’. Të ëndërrosh i vogël dhe të ëndërrosh i madh është e njëjta gjë. Të ëndërrosh i madh është më mirë. Do të ishte diçka e pabesueshme. Është diçka e vështirë të shpjegohet, është diçka që ishte aq larg kur e fillova. Të jesh kaq afër tani është diçka e bukur dhe e pabesueshme”. / oversport.tv