Jorginho: Ëndrra ime të luaj për Guardiolën, nuk e di a do të ndodhë

Në një intervistë të dhënë për youtuberin Ale Oliveira, Jorginho ka treguar disa prapaskena të transferimit të tij te Chelsea dhe ka folur edhe për të ardhmen e tij:

“Kur u largova nga Napoli, duhej të firmosja më një klub tjetër anglez dhe jo për Chelsean. Më pas erdhën “blutë” dhe gjithçka ndryshoi shumë shpejt. Nuk është një sekret, mjafton të kërkosh në internet dhe e kupton që ishte Manchester City.

Të luaj për Guardiolën? Është një nga ëndrrat e mia. Nuk e di nëse do të ndodhë, por ai është një pikë referimi. Kur isha fëmijë shikoja me admirim Barcelonën e tij që fitonte gjithçka me Ronaldinho, Xavi dhe Iniesta”, ka thënë mesfushori italian. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC Twitter