Josa tregon çfarë u tha lojtarëve në pushim: Po e humbëm këtë ndeshje do ju vras

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur në emisionin “Ti Bo Gol”, pas fitores 2-1 në kryeqytet përballë kampionëve të Tiranës.

“Ishte shumë e vështirë, që në fillim. Bëmë një pjesë të parë të mirë. Por kam rezervat e mia kur ndeshja shkoi 2-0 dhe kishte akoma lojë. Ne duhet ta kishim goditur Tiranën, sepse ishim në superioritet numerik,. Duhet të shënonim golin e tretë. Pasi shënoi Tirana edhe ne mbetëm me 10 lojtarë. Kundërsulmet duhet të ishin më efikase. Kaina bëri një punë të madhe, por duhet të vertikalizonim më mirë.

Çfarë i the skuadrës në pushim? Nëse lëmë pikë në këtë ndeshje do tju vras. Kur rezultati është 0-2 edhe mund të humbasësh ndeshjen, kështu është futbolli. Ndonjëherë kur nuk të kuptojnë, detyrohesh të dalësh nga vetja.

I përgëzoj lojtarët për paraqitjen, por kam rezerva për qarkullimin dhe vertikalizimin e lojës. Përgjumja e skuadrës? Ne duhet të ndryshojmë mentalitetin dhe duhet të shënojmë gola atëherë kur duhet”, ka thënë Josa. / Oversport.tv